Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se nga 1 janari deri më 22 shkurt të këtij viti ka arritur të vjelë të hyra në vlerë 48.5 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë trend të të hyrave thuhet se është realizuar 17 për qind nga totali i planit vjetor, i cili ësh ...
Dita e parë e raundit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, që është i pari për këtë vit, ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjeve.
Bisedimet vazhdojnë të enjten, ndërsa burimet e BE-së kanë bërë me dije, se takimi i së mërkurës ka zgjatur gjatë gjithë ditës.
Sipas këtyre burimeve, palët janë afruar ...
EULEX-i i kërkon Serbisë të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës. Lajmi vjen një ditë pasi disa media në Kosovë raportuan se EULEX-i ka informacione mbi një varrezë masive me rreth 300 shqiptarë, në afërsi të Rashkës.
EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që të informojë ...
Nimic, siç transmetoi televizioni shtetëror grek ERT, pas takimit deklaroi se nga Dimas ka marrë bindje se Qeveria e Greqisë ka dëshirë të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së emrit
Athinë, 22 shkurt - I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështjen e emrit Methju Nimic so ...
Tiranë, 22 Shkurt 2012 NOA - Për herë të parë, pas kaq vitesh, politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA”, kanë kërkuar hapur "Autonominë e Vorio- Epirit".
MEGA është aleate e Qeverisë së Kryeministrit Berisha, dhe ka një Ministër, Spiro Ksera, që mbulon Mi ...
Mazhoranca qeverisëse i ka deklaruar të mbyllura hetimet për ish-nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, aktualisht lider i Aleancës Kuq e Zi. Partia në pushtet i dha fund hetimit disa javor ndaj Spahiut, ndërsa tashmë është gati të kërkojë ndjekjen penale për të, me argumentin që detyrën kushtetuese e ka zëvendësuar me aktivitetet politike. E shqetësuar për rolin e Aleancës Kuq e Zi në zgjedhjet e 2013, partia në pushtet pritet të zhvillojë një betejë të fortë me Kresh ...
Mediat kosovare raportojnë se në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që deputetë të Kuvendit të Kosovës të kërkojnë bashkimin e kësaj republike me Shqipërinë.
Situata politike në Kosovë posaçërisht kaosi dhe shqetësimi për pranimin nga ana e qeverisë e kërkesave serbe dhe të disa vendeve të BE që emri i Kosovës të shoqërohet me rezolutën 12-44, duket se po i shtyn një pjesë deputetësh të Vetëvendosjes, PDK, AAK dhe LDK të shikojnë mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve në Parlament.
Siç rap ...
Bruksel, 22.02.2012 19:19
Në një video spot në kohëzgjatje 1 minutë, përmes emetimit nëpër kinematë në disa shtete perëndimore të BE-së, Drejtoria për zgjerim e Komisionit Evropian dëshiron të ndihmojë në heqjen e paragjykimeve që kanë për zgjerimin e BE-së dhe për popujt e Ballkanit qytetarët në disa vende të Evropës Perëndimore.
Ky video iu prezantua të mërkurën në Bruksel gazetarëve ndërsa tash është në youtube dhe në rrjetet sociale, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli. .
...
22.02.2012 22:53
Me golin e zëvendësuesit Valentin Stocker të realizuar në minutën e86-të, kampioni i Zvicrës Basel ka befasuar këndshëm gjigantin bavarezBayern Munchen duke e mposhtur në ndeshjen e parë të së tetës së finalesnë Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë ishte dukshëm më atraktive. Ribery pati dy raste ideale,ndërsa Basel goditi dy herë shtyllën. Në të dytën Bayern dominoi porishte portieri Yann Sommer hero i skuadrës zvicerane. Dhe në fund tëndeshjes kombinimi i dy zëvendësuesve Zoua ...
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se nga 1 janari deri më 22 shkurt të këtij viti ka arritur të vjelë të hyra në vlerë 48.5 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë trend të të hyrave thuhet se është realizuar 17 për qind nga totali i planit vjetor, i cili është 287.8 milionë euro, apo rreth 6 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shuma me e lartë e vjelë gjatë tri viteve të fundit për të njëjtën periudhë.
Sigurisht se sukseset e vazh ...
Dita e parë e raundit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, që është i pari për këtë vit, ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjeve.
Bisedimet vazhdojnë të enjten, ndërsa burimet e BE-së kanë bërë me dije, se takimi i së mërkurës ka zgjatur gjatë gjithë ditës.
Sipas këtyre burimeve, palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në agjendë- zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të ma ...
EULEX-i i kërkon Serbisë të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës. Lajmi vjen një ditë pasi disa media në Kosovë raportuan se EULEX-i ka informacione mbi një varrezë masive me rreth 300 shqiptarë, në afërsi të Rashkës.
EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që të informojë opinionin publik nëse në afërsi të Rashkës ka me të vërtetë një varrezë. Qeverisë së Serbisë i kërkohet gjithashtu që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do ...
Tiranë, 22 Shkurt 2012 NOA - Për herë të parë, pas kaq vitesh, politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA”, kanë kërkuar hapur "Autonominë e Vorio- Epirit".
MEGA është aleate e Qeverisë së Kryeministrit Berisha, dhe ka një Ministër, Spiro Ksera, që mbulon Ministrinë e Punës dhe..., i cili, para se të bëhej ministër, në një takim në Selanik, gjithashtu u prezantua edhe si Kryetar i "Vorio-Epirit".
Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel, më 19 sh ...
Nëse pala e Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel pranon që Kosova të përfaqësohet me fusnotë në nismat rajonale, ku përfshihet edhe Rezoluta 12-44, atëherë subjekti i tretë parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje do të shpallë datën e një demostrate.
Kjo është konfirmuar nga Dardan Molliqaj, që sipas tij është vetëm njëra nga mënyrat e kundërshtimit në rast të rënies dakord të palës kosovare.
Është e domosdoshme që të kemi një demostratë popullore në Prishtinë për ta kundërshtuar fuqishëm një ...
Nimic, siç transmetoi televizioni shtetëror grek ERT, pas takimit deklaroi se nga Dimas ka marrë bindje se Qeveria e Greqisë ka dëshirë të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së emrit
Athinë, 22 shkurt - I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështjen e emrit Methju Nimic sot pasdite në Athinë pati takime të ndara me kryeministrin Lukas Papadhimos dhe me shefin e diplomacisë greke, Stavros Dimas. Nimic, siç transmetoi televizioni shtetëror grek ERT, pas takimit deklaroi ...
Sekretari i PS-së për të rinjtë, Erion Veliaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, ishin sot në fshatrat e këtij qarku, ku ndihmat e opozitës për banorët e bllokuar u detyruar t’i shpërndanin në këmbë për shkak se rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kriza e shkaktuar nga moti dhe bllokimi i mjaft komunave në Veri dhe Juglindje të vendit nuk është e tejkaluar. Propaganda e qeverisë se rrugët në Korçë janë totalisht të hapura përgënjeshtrohet nga faktet në terren, thuhet në ...
Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç ka deklaruar se dialogu me Prishtinën vazhdon nesër, por ka theksuar se pozicionet e të dy palëve janë edhe më të “largëta”.
Në një prononcim për mediat serbe ai është shprehur se pala serbe do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
“Bisedimet vazhdojnë nesër në mëngjes. Situata është shumë e vështirë dhe bisedimet ishin të vështira”, ka thënë ai për të shtuar se Serbia “i mbetet b ...
Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, aktoren me famë botërore, Angelina Jolie, fituesen e çmimit Nobel Leymah Gbowee, ish-shefen ekzekutive të Facebook, Sheryl Sandberg, aktoren e madhe, Meryl Streep, diplomaten amerikane, Madeleine Albright, shefen e FMN-së, Christine Lagarde e gra tjera të suksesshme në botë, do të mblidhen në qytetin e Nju Jorkut për Samitin e tretë vjetor Botëror ...
Ndërmjetësi i OKB-së, Metthew Nimetz, ka deklaruar se ka marrë premtim nga autoritetet greke në Athinë se do të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Nimetz ka thënë se ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas, i ka deklaruar se qeveria e tij dëshiron zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë.
Nga ana tjetër, televizioni shtetëror grek, ERT, ka raportuar se autoritetet në Athinë kanë inkurajuar Nimetzin që të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga dyj ...
Marrëveshja e përfaqësimit rajonal që pritet të arrihet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duket se do të ketë jetë shumë të gjatë.
Kjo pasi qeveria e Kosovës parashikon që pozicioni i Kosovës do të ndryshojë vetëm atëherë kur pavarësia të njihet nga pesë vendet e Bashkimit Europian dhe atëherë kur Këshilli i Sigurimit të shfuqizojë rezolutën 1244. “Në Këshillin e Sigurimit është traditë që rezoluta të tilla ndryshohen me një vnedim tjetër. Ky është çelësi i problemit. Megjithatë, edhe pse ka ...
Shkodër, 22 shkurt 2012, NOA- Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës mbrëmjen e sotme pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmebe NOA.al, se nga sektori i antidrogës është bërë arrestimi në flagrancë i Ndue Shpataj.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një operacioni të mirëorganizuar të forcave të anti-drogës në bashkëpunim me forcat e komisariatit të policisë Shkodër, pas ...
Presidenti amerikan Barack Obama po propozon shkurtimin e taksave për korporatat amerikane nga 35 në 28 për qind, si pjesë e mëtejshme e reformës mbi taksat.
Republikanët propozuan kuota më të ulëta, por plani i presidentit Obama mendohet se do të ketë pak shanse që të kthehet në ligj. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se presidenti po përdor planin për të nxitur një debat mbi reformën e taksave në kuadër të vitit elektoral. Plani nuk përfshin një rishikim të përgjithshëm t ...
Avokati mbrojtës i komandantit të gardës Ndrea Prendi kërkoi sot në gjykatën e apelit largimin nga trupi gjykues të gjyqtares Zegjine Sollaku, gruaja e ish-prokurorit të përgjithshem Theodhori Sollaku.
Shkak për këtë kërkesë, ka qenë një konflikt i hershëm mes Ndrea Prendit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm Sollaku.
Në gjykatën e Apelit në Tiranë, kërkesa për zëvendësim mase te sigurise u gjykua një treshe gjyqtaresh e kryesuar nga Hysni Demiraj dhe anëtarë Shkëlqim Miri dhe Agron Papajani.
Pre ...
Tiranë, 22 shkurt - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së kanë dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësores të N/tetar Aleksandër Peçit, i cili sipas tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Peçi është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira, ku Nëntetar Peçi i është nënshtruar edhe një operacioni ...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas takimit që zhvilloi të mërkurën me zëvendëskryeministrin Slobodan Petroviq, njëherësh edhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se pranimi i fusnotës nga pala kosovare është një hap i madh përpara për Kosovën në drejtim të hapjes së rrugës së saj për përafrim më të madh me BE-në. Zhbogar u shpreh se kjo do të jetë edhe një ndihmë madhore edhe brenda vetë BE-së, pasi në ditët në vijim BE-ja do të jetë në gjendje ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë. Burime të Policisë bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Drejtorisë së nxjerrjes së targave. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 6 makina zjarrfikëse. Megjithatë zjarrfikësit e Tiranës kanë kërkuar përforcime nga Durrësi për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, megjithatë nga hetimet e para dyshohet se është shkaktuar nga dy persona që po saldon ...
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi, pavarësisht se akuzohet për vrasjen e një prej demonstruesve të 21 janarit.
Gjykata e Apelit ka vendosur sërish gjatë ditës së sotme që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, e cila kërkonte burgosjen e Prendit, duke lënë kështu në fuqi masën e arrestit në shtëpi për Prendin. Vendimi i gjykatës është marrë pavarësish provave të reja të ofruara nga ana e prokurorisë.
Kërkesa e prokurorit Altin Dumani për ta d ...
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e Kosovës është më larg se ç’ka qenë. “Situata është më e keqe sesa mbrëmë, për shkak të mënyrës se si Prishtina i propozon zgjidhjet”, ka thënë Tadiç në Beograd, duke shtuar se propozimi kosovar është jashtë çdo realiteti, dhe se është vështirë të arrihet deri te statusi i kandidatit për Serbinë, por, nuk i përjashtoi përpjekjet deri në siç ka thënë momentin e fundit.“Nuk varet vetëm nga ne, por nga secili shtet anëtar i ...
Kryeministri Berisha priti sot në një takim sekretarin e shtetit të Zvicrës për Punët e Jashtme, Peter Maurer. Dy zyrtarët në takim vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në planin shumëpalësh edhe në të ardhmen.Nga ana e tij sekretari zviceran i shtetit Maurer e siguroi kryeministrin Berisha se Zvicra do të vijojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep projektit Trans-Adriat ...
Ministria e Brendshme bën të ditur se në të gjithë vendin numërohen 7 komuna ende të bllokuara nga dëbora. Sipas një njoftimi për shtyp, Fatmir Konja thekson se komunat e që ndodhen ende të bllokuara janë: komunat Shalë, Shosh, Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit. Në deklaratën për shtyp theksohet: “Në bazë të informacioneve nga shtabet e emergjencave lokale në qarqet e prekura nga fatkeqësia natyrore e reshjeve të shumta të dëborë ...
Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dërguar ngushëllimet e tij më të ndiera për vdekjen e dy gazetarëve sot, në qytetin Homs të Sirisë. Hoxhaj shpreh mirënjohjen e tij më të madhe ndaj gazetares Marie Colvin, e cila ka mbuluar për një kohë të gjatë ngjarjet në Kosovë. Dy gazetarët u vranë sot, në qytetin e Homs.
Në emër të popullit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju lutem të pranoni ngushëllimet tona më të thella. Me pikëllim të thellë kemi kuptuar për vdekjen e Znj ...
Qeveria e Kosovës, ka themeluar Komisionin Qeveritar për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars.
Për këtë manifestim, që do të mbahet nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Qeveria ka ndarë një buxhet prej 50 mijë eurosh, raporton RTK.Gjithashtu, Qeveria ka shqyrtuar Planin Hapësinor të Zonës me Interes të Veçantë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Kleçkë dhe Divjakë, i cili do ti procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
S ...
Pas gjashtë mbledhjesh komisioni parlamentar hetimor që ka marrë nën hetim veprimtarinë e nënkryetarit të dorëhequr të KLD-së Kreshnik Spahiu i ka mbyllur hetimet.
Kryetari Enkelejd Alibeaj, njoftoi antarët e komisionit për mbërritjen në protokollin e kryesisë së Parlamentit të dokumentacionit të kërkuar për veprimtarinë financiare të KLD-së. “Ka mbërritur dokumentacioni shkresor që ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit të fondeve financiare që nga buxheti i shtetit i janë dhënë KLD-së në periud ...
Dy ditë pas sulmit ndaj ushtarakëve shqiptarë të misionit në Kandahar, Ministria e Mbrojtjes pret ende trupin e ushtarakut të vrarë, Kapiten Feti Voglit, i cili ende nuk dihet saktësisht se kur do të mbërrijë në atdhe.
Në të njëjtën kohë një lajm i mirë ka ardhur për për gjendjen më të fundit shëndetësore të nën/tetar Aleksandër Pecit, i plagosur rëndë gjatë të njëjtit sulm. Në një komunikatë Ministria e Mbrojtjes sqaron se nën/tetar Peci është transferuar në një spital në bazën ajrore të Bag ...
Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk dëshirojnë të komentojnë sa i përket marrëveshjes së pritshme në Bruksel pa përfunduar raundi i bisedimeve atje, përderisa thonë se delegacioni i Kosovës ka shkuar në këtë raund bisedimesh me qëndrim të qartë.Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se qëndrimi i Kosovës për këtë çështje është i qartë për të gjithë.
Qeveria e ka shprehur qëndrimin e qartë. Delegacioni i Kosovës e ka qëndrimin e qartë brenda atij qëndrimi, ka thënë Kuçi për RTK-në.I pyetur s ...
BUENOS AIRES- Video► | Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe 600 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një treni udhëtarësh në një stacion të Buenos Airesit në Argjentinë.
Raportohet se treni është përplasur në një barrikadë në fund të platformës, ndërsa po lëvizte në 20 kilometra në orë, duke shkaktuar prishjen e pjesës së përparme të motorit dhe vagonat që barte nga pas.
Autoritetet mendojnë se një defekt në sistemin e frenimit të trenit, ëhstë bërë shkak për përplasjen, megjithatë hetimet ...
Bruksel, 22.02.2012 16:49
Në Bruksel po vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.
Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit t ...
Dëshpërimi dhe një rritje e shpejtë e numrit të viktimave po shërbejnë si sfond i përpjekjeve të reja të komunitetit ndërkombëtar për fundin e shtypjes brutale të kryengritjes në Siri.
Në takimin e së premtes në Tunizi, liderët botërorë do të shohin mundësitë e rritjes së presionit mbi Bashar al Ssad. Më shumë se 70 vende janë ftuar të marrin pjesë. Rusia, që bllokoi me veto rezolutën kundër dhunës në Këshillin e Sigurimit, njoftoi se nuk do të marrë pjesë, ndërsa Kina nuk ka dhënë ende përgj ...
Policia e Përmetit ka arrestuar për vjedhje shtetasin Endri Kajtazi, 26 vjeç, i dënuar edhe më parë dy herë për të njëjtin krim.
I riu vu në pranga pasi tre ditë më parë, në fshatin Badëlonjë të rrethit Përmet , ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.S. Kajtazi ka përfituar nga largimi i të zotëve të shtëpisë duke marrë nga kjo banesë një sërë materialesh dhe sendesh prej bakri si elektromotor, disa çanta shkolle, disa enë prej bakri, tel elektrik alumini, kabllo elektrikë, përcjellëse elek ...
Mjekët shqiptarë u kanë shpëtuar jetën të 205 pacientëve që u shoqëruan nëpër spitale me mjete nga ajri dhe nga toka, duke i nxjerrë nga zonat e izoluara gjatë rreshjeve të mëdha të dëborës. Ministria e shëndetësisë bëri të ditur se 97 persona u shpëtuan me helikopterë nga ajri dhe 108 pacientë me autoambulanca nëpër spitalet e 8 tetë qyteteve që nga Kukësi, Tropoja, Peshkopia, Hasi e Shkodra dhe deri në Korçë e Tiranë.
Përfaqësuesi i ministrisë së shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se “një numër ...
Prishtinë , 22.02.2012 19:29
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi për një moment ka pranuar ti vërë fusnotë emrit të tij nëse i kërkohet nga SHBA-ja dhe që do të ishte për të mirën e vendit.
Pas mbledhjes së qeverisë, Kuçi në pyetjen a "A do të pranonte fusnotë në emrin e tij" është përgjigjur: "A dëshironi të përgjigjem sinqerisht. Nëse do të më kërkohej nga SHBA-ja, ose miq të tjerë, dhe që do të ishte e mirëseardhur për tu integruar në BE, do ta pranoja" ka thënë Kuçi e pasuar ...
Pas tetë vitesh nga fatkeqësia e rrëzimit të avionit në Rotmilë të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë, do të rihapet hetimi për vdekjen e ish-presidentit maqedonas, Boris Trajkovski, anëtarëve të kabinetit të tij, sigurimit dhe pilotëve.
Raporti i fundit i përgatitur nga ekspertë të huaj ka hyrë në procedurë qeveritare e cila më pas do të trajtohet në mbledhjen e kabinetit. Më vonë raporti do i dorëzohet prokurorisë publike. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat maqedonase, në raport është ...
22.02.2012 20:01
Njeriu i cili mund të shkëlqejë ndaj Bayernit të Munichut sonte mbrëma, por që është lënë nën hijen e superyllit Xherdan Shaqiri, është pa dyshim Granit Xhaka, dhe për këtë janë të vetëdishëm pos bavarezëve edhe mediat e mëdha botërore.
Portali Goal.com në një prej editorialeve të shumta, e përshkruan Granit Xhakën si mesfushor shumë më të mirë se sa Xherdan Shaqiri, i cili ka vëmendjen absolute të të gjitha mediave ndërkombëtare.
Xhaka në editorial së bashku me Shaqirin përm ...
Sërish ndihma për banorët, të cilët mbetën thuajse 3 javë të izoluar nga bora në Bulqizë. Këtë herë ndihmat ushqimore janë siguruar nga Posta Shqiptare.Kjo e fundit ka dërguar pesë furgona me 4 tonë ushqime të konsumit të përditshëm, të ndara në pako me 15 kilogram produkte të nevojshme për banorët.
Ndërkohë sipas drejtuesve të Postës Shqiptare shpërndarja e ndihmave do të vijojë dhe në zona të tjera. ...
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ndryshimin në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, që parashikon administrimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të akcizës. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore për akcizën në Këshillin Konsultativ të Biznesit, theksoi se “sot administrimi i akcizës bëhet nga administrata doganore për mallrat e importit dhe nga administrata tatimore për mallrat e akcizës që prodhohen në vend. ...
Serbia po planifikon hapjen e një qendre strehimi për homoseksualët. Lajmi është raportuar nga mediat lokale të cilat bëjnë të ditur se Dushica Davidoviç, zyrtare e komunës së Nishit, ka thënë se ky rajon ka nevojë për një vendstrehim të sigurt, ku homoseksualët do të kërkonin mbrojtje nga ngacmimet.
Vitin e kaluar, një 19 vjeçar, është dëbuar nga shtëpia e tij, pranoi pranoi publikisht se është homoseksual dhe momentalisht Stefan Radoviç deklaron se nuk ka ku të jetojë.
Komuniteti i h ...
Ekipet e kërkimit kanë nxjerrë tetë trupa nga anija e fundosur e udhëtarëve, e cila u përplas për shkëmbinj në muajin e kaluar në bregdetin perëndimor të Italisë.
Fillimisht u raportua për nxjerrjen e katër viktimave.
Zyrtarët thanë se trupat po transferohen në një spital për identifikim, proces ky që mund të marrë disa ditë.
Anija Kosta Konkordia bartte më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në shkëmbinj më 13 janar.
Para njoftimit të së mërkurës, qe raportua ...
Dënohet një gjyqtar shqiptar; lir Pelinku dhe gjyqtari i UEFA-s Joe Attard nga shtëpia evropiane e futbollit për shkak se tentuan të kurdisin ndeshjen ndërmjet skuadrës malteze Marsaxlokka dhe asaj kroate Slaven Belupo.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2008 gjatë kualifikimeve për Europa League. Arbitri Joe Attard, i pezulluar edhe nga Fifa, Uefa dhe Federata Malteze e Futbollit, mësohet se ka qenë bashkëpunëtori i trajnerit shqiptar Ilir Pelinku në përpjekjet për të korruptuar portierin e skua ...
Kompania e shërbimeve financiare “Fitch” uli përsëri nivelin e kreditimit për Greqinë, duke thënë se vendi i zhytur në borxh ka shumë të ngjarë të falimentojë ndaj detyrimeve financiare, edhe pse mori paketën e re të ndihmave nga Evropa.
“Fitch” tha se sot se ka zbritur me dy shkallë nivelin për Greqinë duke e çuar atë në statusin më të ulët. Kompania e morri këtë veprim pasi Greqia siguroi një paketë të re 172 miliardë dollarëshe të shpëtimit dhe negocioi një ulje prej 142 miliardë dollarësh t ...
Prishtinë-Në takimin e përbashkët që ka zhvilluar komisioni me grupin punues për zgjedhje dhe grupin draftues të Ligjit zgjedhor është arritur pajtueshmëria që brenda mandatit dymujor të përfundohet draftimi dhe hartimi i ligjit të ri të zgjedhjeve, pasi që vetë volumi i madh i ndryshimeve të propozuara e implikojnë një nevojë të tillë. Anëtarët e Komisionit dhe grupi draftues me ekspertët ndërkombëtarë janë pajtuar që versioni i parë i amendamenteve të ligjit të ri për zgjedhje të jenë i gatsh ...
Kosova dhe Serbia, së bashku në BE. Ky është mesazhi që ka nisur i Bashkimit Evropian ku në një video "Sa të njëjtë, sa të ndryshëm, sa evropianë", bashkë me vendet e tjera evropiane janë përfshirë edhe Kosova, Serbia dhe fqinjët e tjerë ballkanas.
Në cdo sekuencë, shfaqet nga një imazh i vendeve sikurse Suedia, Mali i Zi, Franca, Bosnjë Hercegovina, Italia, Britani e Madhe, Turqia, Maqedonia, Austria, Shqipëria dhe të tjera vende.
Për ironi të fatit, përderisa në klip të gjitha vendet prezant ...
Gjykata e Tiranës shkon më larg se mbrojtja e të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit. Në vendimin për Agim Llupon, zbardhur nga gazeta Shqip, sillet nga gjykata një variant i ri i ngjarjes ku vrasjet dalin në plan të dytë e flitet për pushtimin e kryeministrisë
Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për mbajtjen në qeli të gardistit Agim Llupo. Ndryshe nga Prokuroria, që e cilëson përdorimin e armëve të zjarrit si të panevojshme në drejtim të turmës, gjyqtari nuk e përmend një fakt të tillë. Në ...
Në
kuadër të "Javës së minatorëve", në Mitrovicë u mbajt simpoziumi
shkencor "TREPÇA NDËR SHEKUJ", i organizuar nga Instituti i Historisë i
Kosovës në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri"
dega në Mitrovicë.Në këtë
simpozium, siç thuhet në kumtesën e zyres për informim pranë USHT-së, u
paraqitën gjithsej 15 kumtesa, të cilat trajtuan problematikën e
ndërmarrjes Trepça, ecurinë dhe vështirësitë në periudha të caktuara të
historisë, pronësinë e saj, nacional ...
Prishtinë, 22.02.2012 18:09
Kosova mbetet një nga vendet që ka resurse të mëdha të mineraleve. Në një hulumtim të bërë me përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe angazhimit të zyrtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale është thënë se gjatë hulumtimit është gjetur se toka ka shumë minerale të plumbit, zinkut, nikelit, por edhe të arit.
Drejtuesit e këtij projekti kanë shprehur shqetësimin për mungesën e informatave që kanë shumë të interesuar për të investuar në Kosovë, njoft ...
Zëvendës ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian dhe politikanin e njohur austriak, Otmar Karas. Me këtë rast është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Zoti Karas ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në proceset politike që po zhvillohen në Kosovë, përfshirë punën në lobimin me pesë shtetet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës. Gjatë qëndrimit në ...